Teksa vlerësoi opozitën për denoncimet e saj për zhvendosjen e votuesve, kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi mohoi që ky të jetë një problem serioz.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, ai tha se nuk ka ndodhur një zhvendosje e qëllimshme e votuesve, pa dëshirën e tyre.

 

“Ka patur disa shqetësime dhe opozita bëri mirë që denoncoi. Unë mendoj që tashmë të gjithë kanë marrë përgjigje për to. Nuk duket që të kemi probleme serioze ose të qëllimshme lidhur me këtë zhvendosje të zgjedhësve nga një qendër votimi në një tjetër. Nga ajo çfarë ne dimë është që nuk ka zhvendosje të zgjedhësve jashtë vullnetit të tyre. E drejta për të ndryshuar vendbanimin mund të ushtrohet edhe për dy muaj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *