E shtunë, 26 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zhvendosja e stacionit, shoqata e transportit ndërqytetas në Vlorë protestë para bashkisë

Është mbajtur këtë të hënë  një tjetër protestë e shoqatës së shërbimit të transportit urban ndërqytetas dhe ndërkombëtar në Vlorë. Rreth 100 përfaqësues të këtij shërbimi janë mbledhur sërish sot duke i bërë thirrje edhe një herë Bashkisë të rishikojë vendimin e zhvendosjes së stacionit interurban.

Vendimi i hyrë tashmë në fuqi pas votimit në Këshill Bashkiak, për të zhvendosur stacionin nga rruga e re në hyrje të qytetit, në aksin nga IEVP Vlorë (paraburgimi) drejt ish shkollës së Aviacionit, është kundërshtuar nga drejtues të mjeteve dhe përfaqësues të kompanive të transportit.

Sipas tyre, destinacioni i ri nuk plotëson asnjë kusht,  mungojnë ambientet e shërbimit, streha e pritjes për pasagjerët, tualete publike, dhe hapësira e ngushtë e trotuarit për qëndrimin e pasagjerëve, sinjalistika dhe rreziku i aksidenteve. Por mbi të gjitha distanca e largët nga qyteti.

Ky është reagimi i disatë i kompanive të transportit ndërsa lajmërojnë se nëse nuk do të ketë reagim nga Bashkia, protesta do të përshkallëzohet./vizionplus.tv

Më shumë video