Subscribe

Historia e treguar e Elsa Lilës brenda në “Ferma VIP”, ku ajo rrëfeu një nga momentet më të vështira të jetës së saj, që ishte arrestimi dhe burgosja e padrejtë në Itali, përloti sërish fermerët brenda në fermë, por edhe publikun.

Një histori e cila në atë kohë ishte kryelajmi në shumë media dhe portale, dhe të gjithë nxituan për të krijuar historinë e tyre pa ditur askush të vërtetën.

Ndërkohë lidhur me këtë zhurmë të madhe reagoi sërish kryeplaku i “Ferma VIP” Bes Kallaku, i cili tha se ai e ka ndier dhe po e ndien në lëkurë atë që ka përjetuar Elsa Lila nga mediat, pasi çfarë nuk po lexon për veten.

Elsa është nga ata persona që ka ndjerë lukuninë e portaleve mbi veten. Po e them unë që çfarë nuk kam lexuar për veten time. Ajo turmë që ditën e hënë i shtronte Krishtit rrugën me gjethe dafine, ishte po e njëjta turmë që thërriste kryqëzojeni, kryqëzojeni, kryqëzojeni. E rëndësishme është që nëse je mirë me veten dhe me Zotin, asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Besi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *