Porto dhe Manchester United janë dy ekipet që janë kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

 

Porto arriti të mposhte ekipin e Romës në shtesë me rezultatin 3 me 1.

 

Në minutën e 26’ të pjesës së parë, Tiquinho kaloi në avantazh ekipin e Porto duke rindezur shpresën për një kualifikim pas humbjes së regjistruar në ndeshjen e parë ku Roma arriti të triumfonte me rezultatin 2 me 1.

 

Por edhe pse në disavantazh, verdhekuqtë arritën të ktheheshin në lojë falë një penalltie të shënuar nga kapitetni Daniele De Rossi në minutën e 37’ duke mbyllur pjesën e parë në barazim.

 

Por me fillimin e të dytës, Porto kaloi sërish në avantazh me Moussa Marega në minutën e 52’. Avantazh që e mbajti deri në fund duke bërë që loja të shkonte drejt shtesës.

 

Pas 117 minutash lojë, atëherë kur dukej se të dyja ekipet do t’I drejtoheshin penalltive Porto shënoi shërish duke prerë dhe biletën për në cerekfinale.

 

Ndërkohë nga ana tjetër një rezultat surpeizë ishte dhe ai i Manchesterit I cili triumfoi me rezultatin 3 me 1 përballë PSG.

 

Djajtë e kuq arritën të shfrytëzonin më së miri gabimet fatale të lojtarëve të Parisit, pasi i dhuruan 2 gola miqve, fillimisht Kehrer dhe më pas Buffon i mundësuan Lukakut të kthente në gol këto dy raste.

 

Goli i Bernat në minutën e 12’, i mbante në lojë per kualifikim parizienet, por një penallti e akorduar në fundin e takimit nga sistemi VAR për Manchester United kaloi në Cerekfinale djajtë e kuq. Goli u shënua nga Rashford.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *