E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zhdukja e dy personave/ Rrumbullaku mbërrin në Sarandë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, menjëherë pas takimit të zhvilluar paraditen e sotme, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me familjarë të dy shtetasve të kallëzuar si të humbur, në Sarandë, ka mbërritur pasditen e sotme, në Komisariatin e Policisë Sarandë, për të parë nga afër punën hetimore dhe kërkimore që po bëhet për gjetjen e dy shtetasve të humbur.

 

Mësohet se Drejtori i Përgjithshëm, gjatë takimit, i ka njohur familjarët, me punën e pandërprerë hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve.

 

Reklamë

Policia e Shtetit e ka vlerësuar maksimalisht që në fillesë këtë ngjarje dhe jemi duke punuar intensivisht. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.

 

Siç duket, Drejtor Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë dhe pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si Policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve.

 

Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.

Vazhdo të lexosh

Reklamë