Sherif Mukaj, 28 vjeç nga fshati Starje i Kolonjës ka 18 ditë i larguar nga shtëpia.

 

Burimet bëjnë me dije se familjarët e tij, kanë dy javë që e kërkojnë dhe rastin e kanë denoncuar në policinë e Kolonjës. Prej 18 ditësh familjarët kanë bërë me dije në policinë lokale se nuk kanë asnjë informacion prej tij, gjithashtu prindërit të cilët jetojnë në SHBA, kanë bërë me dije për uniformat blu se 28 vjeçari nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.

 

Nga ana tjetër burime të siguruara thanë se Sherfi Mukaj, për herë të fundit është parë në qytetin e Ersekës, në datën 1 nëntor, ndërsa në datën 9 të këtij muaji babai i tij ka ardhur nga Amerika dhe ka bërë denoncimin për zhdukjen e të birit, dhe deri tani nuk ka mundur të marrë asnjë informacion.

 

Më tej burimet thanë se 28 vjeçari ditën e largimit të tij nuk ka folur me asnjë njeri, thjesht ka lënë makinën, dokumentat e identifikimit në makinë, një telefon dhe është larguar pa lënë gjurmë. Nga ana tjetër policia pas marrjes së denoncimit nga familjarët është vënë në kërkim të 28 vjeçarit, madje ka kërkuar edhe ndihmën e të gjitha pikave të kalimit kufitar të vendit nëse i riu ka kaluar në vendet e tjera përmes këtyre pikave të kalimit, por deri tani nuk ka asnjë informacion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *