E premte, 2 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zhduket 42-vjeçari në Skrapar, policia gjen motomjetin e tij, çfarë dyshohet

Një 42-vjeçar nga Skrapari rezulton i zhdukur, ndërsa dyshohet se mund të jetë hedhur në lumin Osum.

Sipas informacionit paraprak nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, familjarët kallëzuan një ditë më parë largimin nga banesa të shtetasit I. K., 42 vjeç. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë nisën kërkimet.

Reklamë

Gjatë kontrolleve, pranë kanioneve të lumit Osum, në vendin e quajtur “Ura e Blezënkes”, u gjetën motomjeti dhe sendet personale të 42-vjeçarit. Paraprakisht dyshohet se ai mund të jetë hedhur në lumë.

Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë