Subscribe

Pas 48 orësh pritje nga qytetarët shqiptarë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, mëngjesin e kësaj të hëne situata është normalizuar.

Gjatë ditës së sotme ka qenë një numër i ulët mjetesh që i janë drejtuar pikës së kalimit kufitar të Kapshticës duke shmangur jo vetëm pritjet e gjata, por edhe qëndrimin gjatë natës në kushte tejet të vështira.

Shkak i situatës së rënduar prej dy ditësh është bërë plotësimi i kuotës ditore prej 300 udhëtarësh dhe pezullimi i punës nga pala greke.


Çdo shtetas që ka kaluar përmes kësaj pike kufitare drejt territorit të Greqisë ka qenë i pajisur me test COVID negative, së bashku me emrin e institucionit përkatës si dhe plotësimin e një formulari.


Gjatë fundjavës, qindra qytetarë kanë pritur prej orësh në këtë pikë të kalimit kufitar duke kaluar dy netë jashtë.

Pala greke për dy ditë me radhë ka pezulluar punën pasi u plotësua kuota ditore, gjë të cilën e kanë respektuar me rigorozitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *