E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zhduken nga magazina 12 mije fishekë

Një inspektor i policisë kufitare në Kukës është arrestuar, pasi gjatë inventarit u konstatua se mungonin 12 mijë fishekë luftarake. I arrestuar është Përparim Dautaj, me detyre magazinier dhe instruktor qeni në stacionin e policisë kufitare Qafë Prush të Kukësit. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Për këtë arsye, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Dautaj. Arrestimi i tij u be pas hetimit disamujor të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat ku rezultoi se inspektorit Dautaj, i mungonte në inventar sasia e fishekëve që kapte vlerën e 600 mijë lekëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë