Subscribe

Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari prej afro 20 ditësh rezultojnë të zhdukur dhe familjarët nuk kanë asnjë gjurmë të tyre. Kjo ka bërë që krahas policisë së Sarandës, edhe FNSH e Vlorës si dhe forca të tjera policore të këtij qarku të thellojnë kërkimet, pasi ka dyshime se dy personat mund të jenë vrarë dhe më pas trupat e tyre të jenë zhdukur.

 

Jo vetëm forcat e rendit, por edhe 50 familjarë të Fatmir Sulovarit kanë nisur kërkimet. Ato po kryhen në afërsi të fshatit Vrinë të Konispolit.

 

Në këto rrethana, policia e Sarandës po heton në dy pista kryesore. E para lidhet me blerjen e një prone, ndërkohë qe pista tjetër lidhet me të kaluarën kriminale të tyre, pasi rezultojnë me precedent penal në fushën e narkotikëve si dhe për vepra të tjera të rënda.

 

Janë disa persona që janë shoqëruar në polici te cilet pasi janë marrë në pyetje, janë lënë të lirë. Ndërkohë policia ka verifikuar për momentin edhe 8 automjete. Një tjetër makine e gjetur nga policia në Nivicë të Himarës, tip Benz, po verifikohet nga hetuesit, pasi dyshohet se me kwtw mjeti Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari janë transportuar para zhdukjes së tyre.

 

Nga pamjet e sigurisë të mbledhura nga policia, në një makinw të ngjashme me Benzin e sekuestruar, duket Fatmir Sulovari i ulur në sedijen e parë, por nuk dallohet as shoferi dhe as pasagjerët e tjerë. Mjeti rezulton me targa greke të vjedhura në Lezhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *