Subscribe

Të gjithë ata qytetare që kishin aplikuar për t’u pajisur me patente dhe nuk e kishin marrë, për shkak të një ngërçi ligjor, tashmë do ta marrin shërbimin e kërkuar. Situata është zhbllokuar nga Drejtoria e Transportit Rrugor.

 

Në dy muaj qershor-korrik në të gjithë sportelet e drejtorisë janë prodhuar dhe shpërndarë një numër rekord patentash, plot 31 mijë të tilla.

 

Zyrtarë të kësaj drejtorie, bëjnë të ditur se në bazë të ligjit për prokurimet janë marrë me qira dy pajise për prodhimin e kartave të patentave çka solli edhe zgjidhjen e ngërçit për qytetarët.

 

Prej afro tre muajsh në sportelet e Drejtorisë së Transportit Rrugor u bllokua prodhimi dhe shpërndarja e patentave për qytetarët, për shkak të disa ndryshimeve ligjore lidhur me zhvillimin e tenderit për këtë shërbim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *