E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Zharreza”, zyrtarizohet vendimi

Qeveria do te dëmshpërbleje 100 perqind banoret qe u janë dëmtuar shtëpitë nga lëkundjet e tokes ne zonën e Zharrezes, pasi te beje vlerësimin e tyre nga grupet e punës ne terren. Vendimin e njoftoi zv/kryeministri Niko Peleshi.

 

Grupet e vleresimit ne terren duhet te përfundojnë punën brenda nje afati 30 ditor dhe per këtë është kërkuar edhe ndihma e banoreve. Peleshi sqaroi gjithashtu se nje ekspertize e pavarur ndërkombëtare do te përcaktoje shkaqet e lëkundjeve ne Zharrez. Qe prej 27 shkurtit, ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka urdhëruar kompaninë “Bankers Petroleum” të ndalojë operacionet e injektimit të ujit teknologjik ne zonen e Zharrezes.

 

Reklamë

 

 

 

Më shumë video

Reklamë