E diel, 20 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zguri: Në 19 KZAZ është ndërprerë numërimi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, njoftoi se 19 KZAZ në vend e kanë përfunduar numërimin, ndërsa në 19 të tjera procesi është ndërprerë.

 

“Nuk janë të 19, KZAZ-të në shkelje të ligjit, sepse Kodi lejon të bëhen ndërprerje, por të patolerueshme janë ndërprerjet për disa orë dhe kjo nuk duhet të tejkalojë kërkesat e ligjit”, ka thënë Zguri.

 

Reklamë

Mbrëmë në Durrës u infomuar se KZAZ përkatëse kishte marrë vendim ta shtynte numërimin për sot në orën 5. Por që në mesnatë kemi bërë thirrje që komisionerët të fillojnë procesin e numërimit të votës.

 

Ata i kanë thirrur mendjes dhe kanë marrë vendimet përkatëse për të filluar numërimin disa orë më parë dhe kanë filluar punën nga ora 2-3 e mëngjesit. Pra thirrja e KQZ bëri efekt dhe e vuri në shina ligjore këtë procedurë.

 

Komisionerët janë të lodhur, por kjo nuk mund të justifikojë vendimarrjen e tyre në kundërshtim me ligjin.

Më shumë video

Reklamë