E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Politikë

“Zgjohet” policia: Alqi Bllako është vetëdorëzuar mbrëmë

Policia e Shtetit ka njoftuar mengjesin e kesaj te premteje se Alqi Bllako eshte vetedorezuar mbremjen e kaluar, duke pergenjeshtruar lajmet se ai ishte zhdukur.

Lajme te cilat ne fakt, ishin pasoje edhe e mungeses së informacioneve dhe të nje njoftimi zyrtar te policise dhe autoriteteve ligjzbatuese se cfare po ndodhte me Bllakon, per te cilin kishte nje mase sigurie “arrest me burg”, leshuar nga GJKKO.

Ish-deputeti socialist akuzohet per korrupsion dhe shperdorim detyre ne Inceneratorin e Fierit.

Reklamë

Njoftim për shtyp

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Më shumë video

Reklamë