Siç e kemi theksuar edhe më parë, është mëse normale të zgjohesh gjatë natës. Nevoja për të pirë ujë, për të hapur dritaren në ditët e nxehta gjatë verës ose thjesht nevojat fizike për të vajtur në tualet janë disa prej arsyjeve krysore që ju shkëpusin nga gjumi, – shkruan Living. Por nëse ju ndodh të zgjoheni vazhdimisht nga gjumi në të njëjtën orë, diçka nuk shkon ashtu siç duhet.

 

Organizmi po ju dërgon këto sinjale për të tërhequr vëmendjen tuaj. Mjekësia e lashtë kineze ka ndërtuar një mekanizëm të quajtur ora trupore, në bazë të secilës ju mund të identifikoni problemet e mundshme shëndetësore duke u nisur nga orari kur zgjoheni. Living ju fton të lexoni më poshtë shpjegimet përkatëse dhe të zbuloni çfarë ndodh me ju nisur nga orari kur zgjoheni:

 

Ora 21.00-23.00: Gjatë këtij orari enët e gjakut dhe arteriet janë shumë aktive, çka nënkupton se mund të shfaqni probleme shëndetësore që lidhen me sistemin imunitar, tiroidet dhe me lodhjen metabolike. Stresi, ankthi, lodhja e ditës dhe konfuzioni ndikojnë ndjeshëm gjatë kësaj faze dhe ju lënë pa gjumë.

 

Ora 23.00-01.00: Në qoftë se zgjoheni gjatë kësaj fashe orare duhe të tregoni kujdes me fshikëzën e tëmthit. Kjo pjesë e trupi tret të gjitha yndyrnat që konsumoni gjatë ditës. Zgjimi i avzhdueshëm në këtë ju paralajmëron të ndryshoni sa më parë mënyrën e të ushqyerit. Të hiqni dorën nga ushqimet e përpunuara dhe të konsumoni furta, perime dhe drithëra integrale.

 

Ora 01.00-03.00 e mëngjesit: Mëlçia është një ndër organet më të rëndësishme të njeriut, e lidhur drejtpërdrejt me eleminimin e toksinave dhe elementëve të tjerë të dëmshëm që rrezikojnë shëndetin tuaj. Zgjimi në këtë sinjalizon një mbingarkesë të punës së mëlçisë, për këtë arsye kujdes me dietën dhe reduktoni numrin e cigareve e konsumin e alkoolit.

 

Ora 03.00-05.00 e mëngjesit: Kjo është koha kur mushkëritë mbledhin oksigjen dhe e shpërndajnë në të gjitha sistemet e tjera duke përgatitur trupin për ditën e re.Gjithashtu ato eleminojnë toksinat e mbetura në gjak. Në qoftë se zgjimi në këtë orë shoqërohet me kollitje dhe vështirësi në frymëmarrje, keni nevojë të dukshme të merrni ajër të pastër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *