Nëse zgjodhët nr. 1 – Luanin

 

Luanët simbolizojnë Diellin dhe nevojën tuaj për të marrë kontrollin e fatit tuaj. Problemi: Nëse keni zgjedhur luanin atëherë ndoshta ju duhet të ikni nga ajo që keni ndërtuar me kaq shumë përpjekje. Luani simbolizon Diellin, burimin përfundimtar të pushtetit. Prandaj, Luani barazohet me dominimin. Ju bëtë më të mirën që të mund të krijoni jetën që po jetoni, por tani ndiheni të bllokuar dhe të dominuar nga përgjegjësitë tuaja të vështira. Prandaj, po pyesni veten nëse duhet të provoni një mënyrë tjetër,një tjetër rrugë të jetës.

 

Nëse zgjodhët nr. 2 – Orën e Rërës

 

Ora e Rërës është një simbol i pashmangshmërisë, rrethi i kohës. Problemi: Nëse zgjidhni orën e rërës atëherë ndoshta ju ndiheni të bllokuar në kohë. Koha është ndalur për ju në të kaluarën për shkak të një përvoje tragjike ose të dhimbshme. Prandaj ju ndiheni sikur jeni duke u mbytyr ngadalë, pa energji, duke pritur që të ndodhë e pashmangshme.

 

Nëse zgjodhët 3 – Hënën

 

Forcat Lunare shoqërohen me emocione dhe të vërteta të fshehura. Problemi: Nëse zgjidhni Hënën, atëherë zemra juaj është një fushë beteje. Diçka e fuqishme thellë brenda jush nuk mund të ju lejojnë të flejë ose sapo është zgjuar dhe ju mban edhe ju zgjuar përgjatë netëve.

 

Nëse keni zgjedhur nr. 4 – Çelësin

 

Çelësat gjithmonë kanë qenë të lidhur me perceptimin tonë të Rrugës së Jetës. Problemi: Nëse zgjodhët Çelësin atëherë Shpirti juaj ka nevojë dëshpërimisht për një përgjigje. Rruga në të cilën ecni ju ka ngritur pikëpyetje për gjithçka që dikur konsiderohej si e padiskutueshme. Ju mund të mos dini se ku mund të kërkoni ose mund të jeni të lodhur nga kërkimi. Në një moment, mendoni se asgjë nuk ju intereson tashmë. Ju gjithashtu mund të ndiheni të mërzitur.

 

Nëse zgjodhët nr. 5 – Dorën Hamsa

 

Dora Hamsa është e lidhur me Mbrojtjen nga Forcat e së Keqes. Problemi: Nëse zgjodhët Dorën Hamsa, atëherë ndoshta ju jeni në shënjestër të së keqes. Shpirti juaj është i etur për liri. Ju mund të keni vënë re disa shenja të çuditshme, duke u përpjekur t’ju paralajmërojnë për këtë situate./tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *