Kemi hyrë në atë periudhë të vitit ku çdo gjë rrotullohet rreth festave e përgatitjes së tyre, por jo vetëm. Nuk janë të paktë ata që shfrytëzojnë këtë moment për të bërë bilancet e gjithçkaje që ka ndodhur, si dhe të krijojnë pritshmëri paraprake për atë që do të vijë. Të njëjtën gjë do t’ju propozojmë edhe në testin e sotëm. Shikoni me vëmendjen 6 pemët e mësipërme, zgjidhni njërën prej tyre dhe zbuloni çfarë ju pret në 2018-ën.
1.Nëse keni zgjedhur pemën e parë, atë të lisit, bëhuni gati për një vit plot supriza dhe njohje të reja. Edhe pse jeni një nga ata persona që e shohin gotën gjysmët plot, sërish nuk hiqni dorë së besuari se jeta ështënjë aventurë e madhe plot me ndodhi të papritura.
2.Nëse druri i larshit i paraqitur në figurën e dytë është ai që ju tërhoqi vëmendjen mbiemri që do ju shkonte më për shtat është i,e pavarur. Për ju është shumë e rëndësishme kjo gjë dhe 2018-a do ju japë mundësinë të jepni më të mirën tuaj dhe asgjë nuk mund t’ju kufizojë. Jeni me fat pasi në vitin pasaardhës, të ardhurat tuaja do të rriten.
3. Ndjeshmëria është pika më e fortë për të gjithë ata që zgjodhën pemën e tretë, atë të panjës dhe kjo gjë do t’ju shpërblehet në 2018-ën pasi do të keni një marrëdhënie të harmonishme romantike. Edhe pse jeni një person i vetëdijshëm, viti i ri do t’ju ndihmojë të zbuloni shpirtin e sfiduesit brenda vetes.

 

 

 

4.Nëse keni zgjedhur pemën e katërt, atë të verrit, bëhuni gati pasi viti 2018 do të jetë shumë i frytshëm sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me seksin e kundërt. Do të takoni njerëz të rinj, mes tyre edhe nga ata që mund t’ju vjedhin zemrën. Jeni shumë praktik dhe i ndjeshëm.

 
5.Ju pëlqeu pema e pestë, dëllenja? Miqtë dhe familjarët ju shohin si një njeri të fortë dhe të vendosur, por tipari juaj më karakterizues është këmbëngulja. Falenderoni veten për këtë gjë pasi në 2018-ën do të keni ngritje në detyre falë kësaj gjëje.

 
6.Edhe pse nuk jemi në sezonin e tyre, kjo nuk do të thotë që nuk mund të zgjidhni pemën e gjashtë, atë të kumbullës. Edhe pse jeni të rrethuar gjithë kohës nga njerëz që ju duan, ndonjëherë ju duhet vetëm pak kohë për të menduar për kuptimin e jetës. Keni nevojë për hapësirën tuaj private. Do të jetë pikërisht një arratisje në vitin 2018 ajo që do t’ju ndihmojë të takoni shpirtin tuaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *