E diel, 8 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:40 Në vijim ora 01:40: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Zgjidhni lëmshin e pronave”

Për Bashkimin Europian problemet e pronave që kanë shoqëruar shoqërinë shqiptare për afro tre dekada, duhet të gjejnë zgjidhje. Në një tryezë diskutimi të organizuar nga Delegacioni i BE-së në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin vuri theksin tek detyrimi për respektimin e të drejtave të njeriut, sipas saj i panegociueshëm.

 

“Është detyrimi ynë si përfaqësues të BE-së të punojmë bashkë me autoritetet shqiptare ndaj detyrimeve të shtetit për tu bërë shtet anëtar i  unionit. Për Bashkimin Europian të drejtat e njeriut nuk negociohen. Kjo për ne është shumë e qartë. Ky është një detyrim ynë si përfaqësues të BE-së të tregojmë problemet. Kuptoj se ka shumë emocione që lidhen me çështjet e pronave që kanë kaluar në dekada, por që të kemi dialog duhet të respektojmë njëri-tjetrin”

 

Reklamë

Nga ana e saj ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se qeveria ka ndërmarrë nismat ligjore për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi të mprehtë.

 

Në takim, përfaqësues të shoqatave të pronarëve kanë kërkuar angazhimin e delegacionit të BE-së për të bërë sa më tepër presion ndaj institucioneve shtetërore për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e tyre.

Më shumë video

Reklamë