E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zgjidhje “last minute” për komisionet e vetingut?

Parlamenti mblidhet sot pasdite për te nisur procesin e ngritjes se organeve te vettingut; por kjo seance nuk pritet te sjelle surpriza.

 

Procesi i vettingut do te vazhdoje te mbetet i bllokuar per shkak te bojkotit te opozitës. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka deklaruar se opozita nuk do te çoje emrat per anëtare te komisionit te posaçëm, e as nuk do te marre pjese ne parlament

 

Reklamë

Paloka ka theksuar se maxhoranca nuk mund te ndërmarre nisma per zëvendësimin e opozitës, duke iu referuar idesë se Partia Çame mund te marre te drejtat e PD ne procesin e vettingut

 

Ndërkaq ne kampin e maxhorances sqarohet se ne seancën e sotme do te votohen 3 anëtarët e komisionit qe i përkasin shumicës e me pas do te pritet opozita qe te plotësoje detyrimet e saj.

 

Rendi i ditës se kuvendit parashikon ngritjen e Komisionit te Posaçëm per vlerësimin e kandidateve qe kane aplikuar per t’u bere pjese e organeve qe do te bëjnë vettingun.

 

Ky Komision ka 6 anëtare; 3 nga shumica dhe 3 nga pakica dhe bojkoti i opozitës te paktën per momentin duket se ka bllokuar fillimin e nje prej proceseve me te rëndësishme te reformës ne drejtësi; vettingun.

Më shumë video

Reklamë