Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka folur para mediave pas mbledhjes së grupit parlamentar.

 

Bardhi tha se duhet të gjendet një zgjidhje përtej Bashës dhe Berishës, të cilët sipas tij, kanë shkaktuar këtë situatë në PD.

 

“Përsa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga dy individë do të duhet të tërhiqen të dy që të kemi mundësi të bashkojmë demokratët. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë. Nëse vijojmë luftën të përçarë do të jetë e pamundur të bëhemi alternatië për shqiptarët”, tha Bardhi.

 

Ai theksoi se Basha u shpreh i gatshëm jo vëtëm për të bërë hap pas, por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer pozicionin e tij në interes të PD.

 

“Është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e PD. Secili prej nesh do të duhet të kapërcejnë veten. Zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet bashkimit”, tha Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *