Subscribe

Kandidati për bashkinë e kryeqytetit, Belind Këlliçi, premtoi zgjidhjen e problemit të parkimit në Tiranë, duke ndërtuar më shumë parkime nëntokësore si dhe duke ngritur ndërtesa të posaçme për parkim. Gjatë takimeve me banorët e zonës së 5 Majit, Selitës dhe Xhamllikut Këlliçi sqaroi se parkimi do të jetë prioritet për të, nëse fiton në 14 maj.

 

 

BELIND KELLIÇI

 

KANDIDAT I KOALICIONIT “BASHKE FITOJME”

 

“Do t`i dedikoj të paktën 30% vende që janë me pagesë, do t`i bëjë pa pagesë për komunitetin. Do të shohim dhe mundësinë e parkimeve nëntokësore, në vende të caktuara, apo dhe të ndërtimeve me objekt vetëm parkimin e makinave. Pra të mos ndërtohen vetëm pallate, të mos ndërtohen vetëm objekte të mëdha, por të ndërtohen edhe godina të mëdha që të shërbejnë për parkimin e automjeteve siç i ka e gjithë bota”

 

Belind Këlliçi ka premtuar edhe një qasje ndryshe të policisë bashkiake, nëse ai fiton, një polici e cila nuk gjobit qytetarët.

 

“I them atyre qytetarëve që më shkruajnë, që më falenderojnë çdo ditë, për shkak se qëkur unë kam filluar të flasë, nuk janë më prezent policët bashkiak, janë zhdukur edhe nuk vendosin më gjoba për momentin, i them që kështu do të jetë edhe pas 14 majit. Me Belind Këlliçin kryetar bashkie Policia Bashkiake do të jetë polici komunitare. Do të jetë polici në shërbimin tuaj, jo t’ju gjobisi ju, jo t’ju marri shpirtin ju”

 

Në zonën e 5 Majit Belind Këlliçi bisedoi me banorët, të cilëve u është prishur banesa, mes të cilëve edhe me zonjën që u bë e njohur si nënë Liza.

 

“Do dëmshpërbleheni cent për cent me vlerën e tregut për shtëpinë tuaj. Kjo është e rëndësishme se është pasuria e një jete që ju keni. Unë kam përshtypjen se asnjë nga ju këtu nuk ka një shtëpi të dytë nëse ju është prish shtëpia. Ajo është gjithçka që keni pasur në jetën tuaj. Edhe ata që janë të shqetësuar me të drejtë, që janë pjesë e këtij blloku që kemi kaluar këtu. Që po na tregonin që jemi në merak të madh, sepse flitet që do të shembet edhe një pjesë shumë e madhe e zonës, i jap garanci se pas 14 majit prona juaj nuk do të preket”

 

Këlliçi u shpjegoi banorëve edhe synimin e tij për ta bërë transportin publik pa pagesë, duke theksuar se buxheti i bashkisë sot është 246 milionë euro, ndërkohë që autobusi falas kushton vetëm 16.5 milionë euro.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *