Pas tre orë debatesh e diskutimesh, me 28 vota pro dhe 3 abstenime, Asambleja e Klubit të Futbollit Vllaznia ka miratuar buxhetin e këtij klubi për vitin 2020.

Njëkohësisht janë miratuar edhe pasyrat financiare të vitit 2018 ndërkohë që është shtyrë për mbledhjen e ardhshme miratimi i projekt-vendimit për thjeshtim të kapitalit të kësaj shoqërie aksionere.

Ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se me vendimet e sotme, problemet financiare të Vllaznisë do të marrin zgjidhje.

Ky është lajmi më i mirë për administratorin e klubit Suad Lici i cili u shpreh se rëndësi ka që klubi të vijojë normalisht punën.

Asambleja ka marrë vendim edhe për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Mbikëqyrës duke propozuar madje edhe emrat përkatës, por një vendim i tillë bie në kundërshtim me ligjin për shoqërië aksionere sepse këtë kompetencë e ka kryetari i Bashkisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *