E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zgjidhet Papa i ri, ja kush është pasardhësi i Papa Françeskut

Tym i bardhë mbi Kapelën Sistine! Kisha Katolike ka tashmë një Pap të ri. Robert Francis Prevost u shfaq në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.

Mijëra besimtarë në Shesh shpërthyen në lot, lutje dhe duartrokitje

Reklamë

133 Kardinalë morën pjesë në Konklavën e zhvilluar në kushte të rrepta sigurie dhe izolimi.

Pas disa raundesh votimesh pa rezultat, që mbajtën besimtarët në pritje, Kardinalët arritën shumicën e nevojshme prej dy të tretash – të paktën 89 vota – duke zgjedhur  pasardhësin e Papa Franceskut.

Procesi nisi më 7 maj me meshën solemne të udhëhequr nga Kardinali Giovanni Battista Re, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Më pas, kardinalët u drejtuan drejt Kapelës Sistine, ku bënë betimin për ruajtjen e sekretit absolut.

/vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë