Thoma Jano do të jetë zv.Prokuror i Përgjithshëm në Shqipëri.

 

Ai do të jetë numri dy i institucionit që drejtohet nga Olsian Cela që mori shumicën e votive pas votimit të bërë nga KLP.

 

Thoma Jano për shumë kohë ka qënë prokuror në prokurorinë e Tiranës dhe po ashtu drejtues në këtë prokurori.

 

Gjithashtu ai ka punuar prokuoror në prokurorinë e përgjithshme dhe disa kohe edhe në sektorin e përgjimeve.

 

Vec karrierës në sistemin e drejtësisë, Thoma Jano ka qënë edhe zv.ministër i Rendit Publik për të drejtuar sektorin e hetimeve gjatë qeverisë “Nano”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *