Subscribe

Pas denoncimit të ministrisë së drejtësisë 222 byzylykët të cilët mungonin u dorëzuan në këtë institucion kompania. Ilir Qafa, drejtori i Shërbimit të Provës tha për mediat se institucioni që ai drejton vendosi t’ia linte firmës private dorëzimin e aparateve të mbikëqyrjes elektronike, për të shmangur shtimin e hallkave burokratike për procesin.

 

“Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor. Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim. Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie.”

 

Qafa deklaroi se aktualisht janë 90 persona nën mbikëqyrje elektronike, ndërsa pas lajmeve të fundit ka pasur tentativa për t’i hequr nga të dënuarit. Përsa i përket byzylykëve që janë dëmtuar, drejtori i shërbimit te provës, beri te ditur se po shihet mundësia që fatura financiare t’u ngarkohet të dënuarve në rastet kur janë dëmtuar qëllimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *