Nga sot Partia Demokratike Kukes do të drejtohet nga Admir Sinamati, i shpallur fitues me 669 vota.

 

Ai garoi i vetëm, pasi kandidati Irel Elezi, nje ore pas fillimit të proçesit u tèrhoq nga gara.  Sinamati u zgjodhë me 669 vota, ndërsa rivali i dorhequr Irel Elezi mori 58 vota. Te pavlefshme 5, të dëmtuara 1. Pjesmarrës 732.

 

Admir Sinamati është pjese e grupit te rithemelimit te PD-se. Ndersa Elezi, i terhequr sot nga gara per kreun e PD-se dega Kukes, eshte nje ze kritik brenda strukturave. Ne shume raste ai ka qene kunder Lulezim Bashes, por dhe tani me grupin e rithemelimit, gje e cila keto dite dhe sot u thellua dhe me tej. Irel Elezi, u terhoq nga gara per shkak te manipulimit te listave te emrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *