Bota
Zgjidhet kreu i ri i FBI Christopher Wray

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të emërojë avokatin Christopher Wray shefin e ri të FBI-së. Ai pritet të miratohet në këtë post nga senati dhe do të zëvendësojë në detyrë ish-drejtorin e shkarkuar, James Comey. Wray ka qenë ish-zyrtar në Departamentin e Drejtësisë gjatë presidencës Bush. Në një koment në Twitter, Trump theksoi se avokati ka kredenciale të shkëlqyera, por pa dhënë hollësi. Ndërkohë, ligjvënës të senatit kanë marrë në pyetje në komisionin për zbulimin zyrtarë të sigurisë së presidentit Trump, për bashkëpunimin e mundshëm mes pjesëtarëve të fushatës se Trump me Rusinë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




