Kuvendi ka miratuar pak minuta më parë zgjedhjen e Arta Mandros si anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Mandro mori vetëm 58 vota pro, duke mos plotësuar shumicën e kërkuar, por duke qenë kandidatja e tretë nga hedhja e shortit, ligji përcakton që në votimin e tretë në Parlament kandidati konsiderohet i zgjedhur.

 

Ajo është kandidate e dalë nga lista e trupës së pedagogëve.

 

Kujtojmë se pedagogia e Shkollës së Magjistraturës, Arta Mandro, u zgjodh të premten anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në shortin e tretë të hedhur nga nënkomisioni i Ligjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *