Zgjidhen me short anëtarët e KLGJ dhe të KLP

Pas 6 ore debatesh, nenkomisioni parlamentar ka zgjedhur me short 5 anëtaret e Këshillit te Larte gjyqësor dhe 5 anëtarët e Këshillit te Larte te Prokurorisë.
Lista do ti çohet Parlamentit te enjten për votim, por fati i saj është i vendosur tashme pasi sipas Kushtetutës duhen 94 vota për ta miratuar dhe opozita nuk jep konsensusin për këta kandidate.
30 aplikantet e kualifikuar për Këshillin e Larte Gjyqësor dhe Këshillin e Larte te Prokurorisë u hodhën ne votim një nga një dhe asnjeri prej tyre nuk mori 4 votat e parashikuara nga kushtetuta e ligji, PD nuk mori pjese ne votim ndërsa LSI votoi kundër.
Demokrati Oerd Bylykbashi shfrytëzoi raportin e operacionit ndërkombëtar te monitorimit për te goditur kandidatet e sipas tij nga lista me 30 emra vetëm 11 i plotësojnë kriteret për te marre pjese ne gare. Sipas Bylykbashit ndërkombëtaret kane vene ne dukje probleme te kandidateve me kriterin e vjetërsisë, te integritetit moral, nivel mediokër profesional, mos pagim taksash; arsye këto qe motivojnë qëndrimin e PD për te mos mbështetur me vote asnjë kandidat.
Por mazhoranca ka argumentuar se kandidatet janë vlerësuar nga sekretari i përgjithshëm se i plotësojnë kriteret.
Kjo liste do te hidhet ne votim te enjten e do te rrezohet për shkak te mungesës se konsensusit dhe procedura do te përsëritet serish me te njëjtin rezultat. Vetëm ne raundin e trete mund te zgjidhen anëtarët e KLGJ e KLP pasi për ti rrezuar duhen 94 vota.



