E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjidhen kryetarët e PS në Bulqizë, Klos e Mat

Në Bulqizë dhe në Mat, degët lokale të Partisë Socialiste kane zgjedhur kryetarët. Fillimisht zgjedhjet janë zhvilluar në Bashkinë e Bulqizës, ku kandidat i vetëm për postin e kryetarit të Partisë Socialiste ishte Lefter Alla. Ky i fundit pas votimit të anëtarëve të asamblesë së zgjeruar, mori 82 vota nga 83 që votuan, ndërsa nuk morën pjesë në votim 10 anëtarë. Në bashkinë e Klosit, kryetari i Partisë Socialiste u zgjodh Bashkim Dardha me 38 vota pro dhe 1 kundër. Edhe në Mat, janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste të kësaj bashkie ku fitoi Hasan Pasha. I deleguari për zgjedhjet ne qarkun Dibër, Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, tha se kandidaturat kanë qenë konsensuale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë