Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD Pukë dhe PD Dega 15 Tiranë.

 

Pas numërimit të fletëve të votimit, komisionet e votimit shpallën fitues:

– Kryetar i Degës PD Pukë, z. Demir Qamil Hyseni me 67% të votave
– Kryetar i PD Dega 15 Tiranë, z. Florind Xhevdet Mansaku

 

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *