Subscribe

Janë zgjedhur krerët e rinjë të Partisë Demorkatike në Vlorë, Lezhë dhe Mat.

 

Në kuadër të procesit zgjedhor që PD po zhvillon nëpër baza, në krye të degës së Lezhës është zgjedhur kryetar Zef Gjoka.

 

Gjoka fitoi garen me një diference të konsiderueshme votash ndaj kreut të deritanishem të kësaj force politike Paulin Marku. Ai mori 213 vota përballë 88 votave që mori Paulin Marku.

 

Ndërsa në Mat, kryetari i ri i PD është zgjedhur Arjan Lika me 171 vota kundrejt 55 votave që mori kandidati tjetër Alfred Ahmetcenaj.

 

Kurse në Vlorë është zgjedhur kryetar i degës Genc Deromemaj. Ai fitoi me vetëm 12 vota diferencë përballë kandidatit tjetër të PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *