Subscribe

Ferma VIP, e paparashikueshme në rrjedhën e saj, shkaktoi një stuhi përjetimesh mbrëmjen e së hënës por gjithashtu ndryshim strategjish në funksionimin e lojës.

Pas vendimit për shkrirjen e skuadrave nuk do të ketë më garë në dy kampe kundërshtare, por loja do të jetë individuale.

Secili për vete, Agai për të gjithë.

Dijonis Biba, Albano Bogdo dhe Marjana Kondi ishin më të preferuarit e publikut, ndërsa Rigelsa Cybi dhe Niko Komani edhe këtë javë u gjendën në fund të listës.

Ky rezultat i çoi në një përballje kokë më kokë përmes një dueli aspak të lehtë. Asnjëri nga fermerët nuk mundi të fitojë sfidën brenda kohës së përcaktuar. Vendimi përfundimtar për fatin e të dyve i’u la publikut, i cili do të mund të votojë deri të premten

Ndërkohë prova me kryefermerin nxori në pah elementë të rinj në karakterin e personazheve, trazoi gjendjen e tyre dhe pozicionimin në lojë.

Por gjithashtu ironia, rrengjet dhe provokimet i dhanë një tjetër energji kësaj sprove pushteti.

Mandati i radhës si kryefermere i kaloi Marjana Kondit.

Krahas tërheqjes nga punët e fermës, çlodhjes dhe argëtimit, agai ka vendosur edhe detyrime.

16 fermerë por jo të gjithë konkurentë, një shfaqje tërheqëse karakteresh që sigurisht nuk i ka shpëtuar edhe përplasjeve, keqkuptimeve por edhe ndjesive të njera njerëzore që vijnë natyrshëm në këtë eksperiment social

Por padyshim deri më tani, shembulli i komunikimit dhe sheshimit të marrëdhënieve është i pashoq dhe ka rrëmbyer simpatinë e publikut.

Personazhet VIP i kanë shtuar bashkëjetesës në fermë edhe shijen e jetës jashtë që vjen e veçantë për secilin nga ata.

Mesazhe që nuk mund të rrinë në sirtar por të fluturojnë drejt zemrave dhe mendjeve që ndjekin me kërshëri përmes ekranit, njerëzit që duan.

Dhe nata e katërt e Fermës Vip, nuk mund të mbyllej më bukur.

Aleksandër Gjoka i’u bashkua podcastit me nipin e tij, në një bisedë emocionuese dhe unike.

Ferma Vip 1 dhe Ferma Vip 2 janë kanalet e paltformës Tring ku mund të ndiqni 24 orë në shtatë ditë të javës çdo gjë që ndodh brenda rrethimit të Fermës VIP./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *