Subscribe

Drejtuesit e rinj të universiteteve publike në vend janë zgjedhur nga stafet akademike dhe studentët, të cilët kanë votuar gjatë së mërkurës. Edhe pse rezultatet nuk janë certifikuar ende, pasi pritet edhe përfundimi i numërimit të votave të studenteve, Majlinda Keta në një intervistë për Vizion Plus rrëfen se edhe ky proces është drejt përfundimit, në Universitetin e Tiranës kryeson Myhyr Koni me 460 vota kundrejt Klodeta Dibrës me 242 vota. Në disa universitete si ai i Mjekësisë dhe Politeknikumit konfirmohen drejtuesit në bazë numërimit të votave të stafit akademik, që mban edhe peshën më të madhe të vendimmarrjes në krahasim me atë të studentëve që llogaritet me ligjin e ri të jetë 10 përqind. I konfirmuar si rektori i ri i Universitetit të Mjekësisë, profesor Arben Gjata  fitoi me një rezultat të ngushtë me dy kandidatët e tjerë Petrit Bara dhe Mira Rakacolli. I konfirmuar gjithashtu nga votat e pedagogëve është edhe ish-dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit që pritet të zyrtarizohet si Rektori i Universitetit të Politeknikumit për katër vitet e ardhshme. Me rezultat më të thellë vjen fitorja e dekanit të artit skenik, Kastriot Çaushi që do të drejtojë universitetin e Arteve për katër vite. Gara është mbyllur më herët në qytetet e tjera. Profesor Doktor Ali Jashari është rektori i ri i universitetit “Fan Noli” te Korces. Me 78 vota ndaj 68 votave te trupës akademike Jashari ka fituar ndaj Lorenc Ekonomit. Gara  për dekan ka qenë edhe më e thjeshtë në universitetin e Elbasanit dhe atë të Vlorës që ka pasur vetëm një kandidaturë për rektor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *