E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zgjidhen anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Kuvendi ka përzgjedhur me short 9 anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

Shorti u hodh në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa nuk munguan edhe replikat mes deputetit Oerd Bylykbashi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

 

Reklamë

Nga shorti i hedhur 9 emrat e përgjedhur për KED janë: Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha nga Gjykata Kushtetuese, të cilët u zgjodhën automatikisht pasi ishin të vetmet kandidatura.

 

Ndërsa nga radhët e prokurorisë së përgjithshme u zgjodh kryeprokurorja e përkohëshme Arta Marku, e cila po ashtu ishte e vetmja që kishte kandiduar.

 

Nga tre kandidaturat e Gjykatës së Lartë u përzgjodh Ardian Dvorani dhe si zëvendësues Medi Bici.

 

Kurse Erjol Roshi u përzgjodh nga 16 kandidaturat e Gjykatës Administrative. Si zëvendësues u pëzrgjodh Klodiana Veizi Mema.

 

Shorti përzgjodhi gjithashtu dhe emrin e Fatri Islamajt dhe Margarita Buhalit nga 14 kandidaturat nga radhët e Gjykatës së Apelit, ndërsa Gurali Braimllari do të jetë zëvendësues.

 

Por krahas përzgjedhjes së 7 anëtarëve të mësipërm, KED do të jetë me një vakancë pasi nga dy përfaqësuesit e prokurorive të Apelit u përzgjodh vetëm Fationa Mememçaj pasi nuk kishte kandidatura të tjera.

 

Shorti për KED duhet të ishte hedhur më datë 5 dhjetor por Presidenti Meta përmes një letre ja kaloi Kuvendit të drejtën me argumentimin se nuk kishte vakum ligjor.

 

Ngritja e KED i ka hapur rrugë zhbllokimit të ngërçit të gjykatave në vend.

Më shumë video

Reklamë