E enjte, 24 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zgjerohet vija e verdhë e Maliqit, përfitojnë 6 mijë banorë

Bashkia e Maliqit zgjeron vijën e verdhë të qytetit duke përfshirë brenda tij edhe fshatrat Libonik dhe Drithas lart.

 

Kjo ka ardhur menjeherë pas investimit madhor të ndërtimit të rrugës Drithas Maliq, investim i cili e bën edhe më të lehtë dhe të natyrshëm këtë zgjerim të vijës së verdhë të qytetit të Maliqit.

 

Reklamë

Rreth 5500 banorëve të qytetit të Maliqit do iu shtohen edhe rreth 6000 banorë të cilët jetojnë në këto dy fshatra, fare pranë qytetit.

 

Kryebashkiaku Gëzim Topçiu thotë se është në fazën e fundit pregatitja e kuadrit ligjor nga ana e Drejtorisë Juridike dhe propozimi do i dërgohet Këshillit Bashkiak për miratim në mbledhjen më të afërt.

Me zgjerimin e vijës së verdhë pritet të ketë edhe më shumë projekte në drejtim të shërbimeve e infrastrukturës në fshatrat Libonik e Drithas lart. Bashkia e Maliqit ka më shumë se 74 mijë banorë, pjesa më e madhe e të cilëve jetojnë në njësitë administrative të fushës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë