E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zgjerohet skandali/ Pas pagave, publikohen targat e mjeteve të 530 mijë qytetarëve

Vijon të thellohet skandali i  publikimit të të dhënave private të shtetasve shqiptarë.

 

Reklamë

Sot ka qarkulluar po në të njëjtin format në excel,  një databesë me targat e mbi 530 mijë qytetarëve. Pas hedhjes në publik të të dhënave si identiteti, numri i ID, numri i telefonit, paga dhe nipti i institucion që paguan, sot janë shpërndarë targat.

 

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp, ditën e djeshme tha se do të marrë masat e duhura që një situatë e tillë të mos ndodhë më, ndërsa theksoi se këto ndodhin të  gjithë botën duke aluduar për sulme kibernetike. Në kohën që Rama fliste, në rrjet filloi të qarkullojë  edhe lista me  pagat e muajit Prill të këtij viti.

Më shumë video

Reklamë