Në një vjetorin e formimit të qeverisë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, propozoi riformatimin e kabinetit të tij qeveritar. Kuvendi miratoi me shumicë votash 4 ministra dhe zv/ministra, në një seancë e cila zgjati deri në orën 23:00 mbrëmjen e së shtunës. Riformatimi i kabinetit erdhi për shkak të zgjerimit të koalicionit qeverisës me lëvizjen Besa, Partinë Demokratike Shqiptare dhe Lidhjen e Romeve, ndërsa BDI dhe LSDM shkëmbyen postet e ministrave të drejtësisë dhe arsimit.

 

Kryeministri Zaev gjatë fjalës së tij në parlament tha se ndryshimet e reja do të kthejnë besimin tek institucionet dhe do të shërbejnë për të kaluar krizën e thellë politike. Pas votimit ministrat e rinj bënë betimin. Por, opozita e drejtuar nga VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e vetë kryeministrit, pasi ai po e çon vendin drejt greminës dhe po “shet interesat shtetërorë të Maqedonisë”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *