Subscribe

Katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar pranë KQZ këtë të martë formularët e dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.

 

Mësohet se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit Eridola Braha, kandidatja e LSI në qarkun e Gjirokastrës.

 

Braha aktualisht është kryetarja e LSI në Tepelenë.

 

Po ashtu ka shprehur dëshirën për të marrë mandatin e deputetit nga radhët e LSI edhe Elda Hoti. Hoti ishte kandidate e LSI në qarkun e Lezhës.

 

Por krahas LSI, kanë shprehur dëshirën edhe dy kandidatë të PD. Ata janë Majlinda Halilaj dhe Ligoraq Karamelo.

 

Halilaj ishte kandidate e PD në qarkun e Tiranës ndësa Karamelo në qarkun e Korçës.

 

Këtë të martë do betohen në Kuvend për të marrë mandatin katër kandidatë nga radhët e LSI.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *