E mërkurë, 16 Shtator 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Zgjerohet gama e markave në “ETC”

Ilustrim · Vizion Plus

Shtohet gama e markave më të mira të veshjeve në Europian Trade Center. Galeria më mikpritëse në kryeqytet, ka hapur sot dyert e një tjetër oazi për ata që e duan të bukurën dhe tendencat më të reja në veshje. Çmime të volitshme dhe shërbim kualitativ, në mënyrë që të plotësojë të gjitha nevojat e konsumatorëve vjen edhe në dyqanin e ri që e menaxhon një nga figurat e njohura televizive, Xhani Shqerra. Modeli dhe moderatori që njihet për shijen e hollë dhe mjaft fine, kur vjen puna për veshjen, ka pritur në Europian Trade Center miq dhe dashamirës të tendencave të reja si në veshje, edhe në aksesorët që i japin një dimension tjetër personalitetit, gjithçka të cilën tanimë mund ta gjeni edhe në “ETC”.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh