Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi zgjerimin e fashës orare të vizitave në qendrat shëndetësore dhe poliklinika.
Në një postim në “Facebook”, ministrja iu bëri thirrje të sëmurëve kronikë në gjendje të stabilizuar që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me institucionet shëndetësore.
Ajo theksoi se për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor do të vendoset pas 11 majit.
“Pavarësisht situatës së shkaktuar si pasojë e #COVID19, shërbimi shëndetësor është #garantuar për qytetarët në kohë dhe me cilësi! Me kujdes maksimal, vijojmë planin e ri-hapjes graduale të sistemit shëndetësor për planifikimet: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore e poliklinika. Por vijojnë konsultat online për barnat e rimbursueshme dhe rekomandohet që të sëmurët kronikë në gjendje të stabilizuar të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontaktin me institucionet shëndetësore. Pas 11 Majit vendoset për fazat e mëtejshme të ri-hapjes së sistemit shëndetësor.”




