E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Zgjerimi i BE, domosdoshmëri”, Hasani: Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit i shërben stabilitetit

Më shumë angazhim nga Bashkimi Evropian për të çuar para dhe shpejt procesin anëtarësues të Ballkanit Perëndimor. Qëndrimin e tij Igli Hasani, Ministrit i Jashtëm, e theksoi në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme zhvilluar në Athinë.

“Për shkak të një mjedisi sigurie të prekur, zgjerimi është sërish në qendër të skenës, si një imperativ strategjik kritik që ka implikime të rëndësishme për stabilitetin, prosperitetin dhe unitetin e Evropës në të ardhmen”, tha ministri Hasani.

Reklamë

Futja e vendeve të rajonit në Bashkimit Evropian sipas Igli Hasanit do të krijojë mundësi të reja për rritjen ekonomike të tyre.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor është thelbësor për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit dhe Evropës në tërësi. Hapat gradual të integrimit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes, do të hapin dyert për tregun e vetëm, duke katalizuar zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimet infrastrukturore, duke reduktuar kështu pabarazitë ekonomike brenda Evropës”, shtoi ministri i Jashtëm.

Prej dhjetorit të vitit të kaluar procesi i negociatave anëtarësuese të BE-së me vendin tonë është ngrirë. Veto greke për shkak të çështjes “Beleri” është shkaku i mosmabajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare që zyrtarizon edhe nisjen e negociatave anëtarësuese dhe hapjen e grupkapitujve të parë që lidhen me funksionimin e drejtësisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë