Subscribe

Unifikimi i opozitës për reformën zgjedhore duket se është shumë i vështirë. Dy grupimet që janë krijuar në PD, nuk po gjejnë dot gjuhën e përbashkët për të nxjerrë anëtarët që do ulen në tryezë me mazhorancën.

Në një intervistë në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me Aleksandër Furxhiun, deputeti i PS Etjen Xhafaj ripërsëriti edhe një herë qëndrimin e mazhorancës, se nuk do të bashkëpunojë me Sali Berishën që është shpallur non grata.

Ai shtoi se reforma zgjedhore është në interes të qytetarëve për votime të drejta dhe të barabarta që kalon përtej emrit të një partie apo politikani.

Intervista e plotë:

Furxhiu- Në opinionin mediatik dhe politik qarkulloj ideja se në Bruksel shumica dhe opozita përkundër asaj që bëjnë në Tiranë që përleshen politikisht, atje gjetën gjuhën e përbashkët. A është konstatim i duhur? Përse është fjala?

Xhafaj- Të gjithë ne pjesëtarët egrupit parlamentar që vinin nga opozita të arrihej një konsensus sa i përket disa pikave shumë të rëndësishme të deklaratës së përbashkët me institucionin e parlamentit europian dhe u arrit të negocioheshin disa pika që kanë një interes kombëtar dhe kjo ishte një hap në drejtimin e duhur për të diskutuar mbi ato çështje që kanë një rëndësi thelbësore për të gjithë qytetarët që ne përfaqësojmë dhe për interesin strategjik të vendin dhe integrimin europian. Mbi këto pika u arrit një konsensus duke negociar dhe arritur një një konkluzion i cili besojmë se ishte më i miri për qytetarët shqiptarë, duke pranuar disa gjëra ne, dhe disa gjëra anëtarët e opozitës.

Furxhiu- Cila është një nga këto pika që mund të mbahet mend dhe ta kuptojmë?

Xhafaj- Besoj që artikulli 3 që ftonte institucionet e BE për hapjen sa më parë dhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare  dhe për hapjen e dy kapitujve të parë të çështjeve themelore.

Furxhiu- Reforma zgjedhore në Shqipëri gjithmonë është krijuar me konsensus, por këtë herë duket se shumica nuk ka më nerva që të presë unifikimin e opozitës që të unifikohet me figurat që ajo mendon se e përfaqëson atë në mënyrën e duhur. Por një reformë e njëanshme nuk do të kishte ndonjë vlerë në fund të fundit…

Xhafaj- Besoj që ka pasur një qëndrim konstant nga mazhoranca dhe është deklaruar që në momentin e parë që zoti Berisha është shpallur non grata se nuk do kishim negociataReforma zgjedhore është në interes të gjithë shqiptarëve dhe nuk bëhet vetëm për opozitën. Bëhet që ti mundësoj votim të drejtë dhe të barabartë shqipatërve që synojnë të hyjnë në BE. Jo të jetë një mjet në luftën e brendshme politik të opozitës, ku një person nuk rreshtohet krah tyre është i mazhorancës. Ky ka qenë qëndrimi më konstat, Reforma zgjedhore është thelbësore. Emri i një deputeti është më pak i rëndësishëm  sesa ato gjëra që duhet të jetësohen që janë sugjerimet e ODIHR dhe ajo që ka qenë raporti i Kushtetueses, ku të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë proces duhet të shikojnë se kush janë mënyrat më të mira për ti zbatuar dhe të gjejmë një konsensus. Ne duam një dialog pa pazare dhe hile, por të synojë atë që është më e mirë për shqiptarët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *