E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Zgjedhorja”/ Gjiknuri: Gati për konsensus, ta mbyllim reformën brenda majit

Damian Gjiknuri ka bërë me dije se brenda muajit maj do të përfundojë Reforma Zgjedhore, ndërsa theksoi se vendi ka nevojë për këtë reformë. Sipas tij, thelbi i saj është depolitizimi i administratës zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të votojë se si do të realizohet votimi i emigrantëve.

“Puna do të vijojë aty ku e kishim lënë. Nuk mund t’i kthehemi gjërave nga e para. Për të gjitha gjërat që nuk biem dakord do t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR. Do të bëjmë çmos për konsensus. Puna më e madhe tani i takon ekpertëve “, tha Gjiknuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë