Damian Gjiknurit dhe Enkelejd Alibeajt nuk do t’i duhet më të bashkëndajnë tryezën e komisionit për reformën zgjedhore pasi ajo u mbyll ashtu siç ishte parashkruar, zero produkt politik.
Propozimet e socialistëve dhe demokratëve të Lulzim Bashës nuk u përputhën. Secili qëndroi në llogoren e tij duke mos i dhënë zgjidhje ligjore rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, për votën e diasporës dhe herësin.
Lexo edhe :
Related Posts
Pasi dy bashkëkryetarët t’i bëjnë me dije kuvendit arsyet e dështimit, fati i “zgjedhores” pritet të përcaktohet në grupin e posaçëm që do të ngrihet brenda komisionit të ligjeve.
Ende pa u vendosur deputetët që do të udhëheqin diskutimet për ndryshime në kodin zgjedhor, PS dhe “Rithemelimi” do të kenë përfaqësi të barabartë. Synimi i deklaruar është që ndryshimet në ligjin elektoral të bëhen me mirëkuptim.
Pjesë e mirëkuptimit mes PS-së dhe PD-së së Sali Berishës nuk do të jetë ajo e Lulzim Bashës.
Thuajse një vit nga parlamentaret e 2025-ës, mbetet për tu parë nëse PS dhe Rithemelimi do të merren vesh për herësin, depolitizimin e administratës zgjedhore apo për mënyrën e regjistrimit, votimit dhe llogaritjes së votës së diasporës./Vizionplus.tv/