Pas shumë e shumë orësh diskutimesh të ethshme në rezidencën amerikane për reformen zgjedhore, Yuri Kim doli para mediave për të komonikuar rreth orës 21:50 rezultatet e tryezes maratonë.

Kim tha se është bërë një progress I jashtëzakonshëm për reformen zgjedhore duke I dhënë merita të mëdha Partisë Socialistë për mënyrën sesi është sjell në këto bisedime.

Kemi pasur një ditë të gjatë. Dje jemi takuar për 9 orë dhe kemi bërë progres të mirë, jemi takuar sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm. Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë që Shqipëria të fitojë. Në fakt çdo palë dha, gjithashtu çdo palë fitoi. Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet t’i jap merita të veçanta partisë në pushtet.Ne i bëmë të qartë se si partinë pushtet ata kanë privilegjet e tyre dhe duhet të jepnim më shumë. Dhe në fakt ata e bënë. Kështu që e përgëzoj partinë në pushtet për atë që kanë bërë këtë mbrëmje. Ne kemi atë që mund të jetë një marrëveshje shumë të mirë. Është një marrëveshje që do ta vendosë Shqipërinë në mënyrë të patundur drejt anëtarësimit të saj në BE. Përmban masa të cilat janë adresuar, trajtuar nga ODIHR. Gjithashtu përmban disa hapa domethënëse që nuk janë rekomanduar nga ODIHR por gjithashtu do të shiheshin si një hap i rëndësishëm përpara për Shqipërinë”

Tani, tha Ambasadorja e SHBA, topi është në dorën e Lulzim Bashës për ti dhënë shqiptarëve një reforme zgjedhore të rëndësishme.

Ka ardhur koha për opozitën, per PD dhe mikun tim Luli Basha që të barazpeshojë të gjithë faktorët dhe të thotë “PO” për popullin shqiptar dhe të thonë “PO” për Shqipërinë ne Europe. Topi është në fushën e Bashes. E ardhmja eshte ne duart e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *