E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet vendore/ Veliaj kryeson bindshëm në Tiranë, ndiqet nga Këlliçi, PD forcë e tretë

Kreu në detyrë i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj duket se po i afrohet një mandati të tretë, bazuar në rezultat e numërimit të votave dhe përditësimit më të fundit të tyre.

 

Veliaj kryeson për Tiranën me 43721 vota, përkthyer në 53.07 %.

 

 

Siç edhe pritej rivali i tij më i fortë është Belind Këlliçi nga “Bashkë Fitojmë”, i cili ka mundur të sigurojë deri në këto momente 29413, ndryshe 35.70 %.

 

Ndërkohë, Roland Bejko nën logon e kundërshtarit të kahershëm të mazhornacës, PD në këto zgjedhje rezulton forcë e tretë në Tiranë.

 

Bejko deri më tani ka marrë 3719 vota, thënë ndryshe 4.51 %.

Vazhdo të lexosh