Zgjedhjet vendore, regjistrohen 34 parti politike

34 parti politike janë gati per te garuar ne zgjedhjet lokale te 30 qershorit. Ne 23 prill skadon afati per regjistrimin e forcave politike qe synojnë te garojnë per 61 bashkitë e vendit, e deri me sot, pranë KQZ kane shprehur interes 34 forca, mes tyre edhe parti qe dikur kane qene ne koalicion me Lulzim Bashen.
Pavarësisht se opozita e ka shpallur publikisht se nuk do te behet pjese e procesit zgjedhor te 30 qershorit, ne KQZ janë regjistruar partia e drejtuar nga Kujtim Gjuzi i cili ishte pjese e listës se deputeteve te PD dhe ende pret qe t’i vije radha te marre mandatin. Partia e drejtuar nga Arian Galdini gjithashtu është regjistruar.
Aleati i vjetër i demokrateve Arjan Starova ka zgjedhur te mos i bindet vendimit te opozitës per te bojkotuar zgjedhjet; dhe te njëjtën zgjedhje kane bere disa parti qe ne zgjedhjet e kaluara kane garuar ne koalicion me PD-ne. Nga forcat parlamentare deri tani është regjistruar vetëm Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate.




