Kryeministri Edi Rama ka mohuar pretendimet e opozitës se qytetarët braktisën zgjedhjet më 14 maj, duke mos shprehur vullnetin e tyre.

 

Kryesocialisti u shpreh se në fakt shqiptarët jo vetëm që nuk e braktisën, por e mbështetën më shumë se kurrë.

 

Në të njëjtën kohë, ai ka ironizuar opoztës duke i kërkuar të mos flasë në emër të shqiptarëve, pasi sipas tij, shqiptarët folën më 14 maj.

 

“Jam i impresionuar nga kurajoja e parafolësve për ta adresuar parlamentin në emër të shqiptarëve. Në emër të tyre flasin shqiptarët dhe ata të cilët i mandatojnë për të folur. Por kur shqiptarët sapo kanë folur, nuk është bërë akoma java e dytë. Kanë folur aq qartë sa natyrisht kanë tronditur një pjesë të atyre që fatkeqësisht janë ata që nuk duan të dëgjojnë është shumë komike që të flitet në emër të tyre. Flitet në emër të shqiptarëve që braktisën politikën, zgjedhjet, apo në emër të të rinjve që ishin të pakët në votime por pasqyra e pjesëmarjes flet pak më ndryshe. Shqiptarët nuk kanë braktisur të gjithë ne por një pjesë nga ne. Sa i takon pjesës që së bashku me të gjithë deputetët që përfaqësoj, nuk na kanë braktisur por na kanë mbështetur më shumë se asnjëherë më parë dhe kjo bëhet edhe më e rëndësishme po të kemi parasysh se nuk është një fenomen karakteristik i zgjedhjeve vendore”, tha Rama.

Nga ana tjetër, lidhur me rendin e ditës që parashikon rritjen e pagave, Tama u shpreh se ky projekt i qeverisë ishte parashikuar më herët, por pandemia dhe kriza e luftës ngadalësuan konkretizimin e planit të qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *