E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Intervistë · Vendi

Zgjedhjet vendore/ Nishani: Rama ka asgjësuar hapësirën e një gare të lire politike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani është shprehur se opozita ka planifikuar një aksion politik.

 

Reklamë

Në fjalën e tij në emisionin Real Story, Nishani theksoi se reforma zgjedhore është e domosdoshme kur ka një hapësirë lirie, por Edi Rama e ka shkatërruar këtë hapërsirë.

 

Reklamë

“Opozita ka planifikuar një platformë, ju kërkua këshillit kombëtar që ti jepte të drejten kryesisë së PD të diskutonte, PD nis një aksion politik që do të ketë të alternuara shumë veprimtari dhe shumë element që kanë si synim rrëzimin e qeverisë Rama. Reforma zgjedhore eshtë e domosdoshme kur ke hapësirë lirie, por sot në Shqipëri nuk ka një mundësi të tillë, ato duhet të hynë në një garë politike, Rama sot nuk është çështje vetëm e krizës së partisë së vet por ai është bashkëpunues me krimin. Vijon të ketë të njëjtin komunikim, sjellje dhe paraqitje.”

 

Nishani në Real Story la theksuar se sipas tij opozita ka projektuar, një aksion politik, atë të rikthimit të hapësirës për të bërë konkurencë politike, një hapësirë që do të mund të krijohet vetëm duke rrëzuar Edi Ramën.

Më shumë intervista

Reklamë